Zgjidhja

Zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe pa kosto për klientët.

DEVON është themeluar si shoqëri aksionere tregtare në vitin 2009. Me mbi 15 vjet përvojë, Devon mund t’ju ndihmojë të krijoni një skemë sigurimi afiniteti që e çon sipërmarrjen tuaj më tej dhe u ofron mbulimin dhe mbështetjen unike që i nevojitet.

Shërbimet tona të konsulencës, ndërmjetësimit dhe mbrojtjes së pretendimeve shfrytëzojnë të dhënat, teknologjinë dhe analitikën për t’ju ndihmuar të përcaktoni dhe menaxhoni më mirë rrezikun.

Devon jep zgjidhje alternative për transferimin e rrezikut.

Devon mund t’ju ndihmojë të analizoni ekspozimet tuaja, të identifikoni dhe t’i jepni përparësi mundësive për uljen e kostos, si dhe të optimizoni sigurimin nëpërmjet transferimit të rrezikut.

Devon mund t’ju ndihmojë në menaxhimin gjithëpërfshirës të dëmeve, duke ofruar një ekspertizë të specializuar për t’ju pozicionuar për rezultate më të mira.

Certifikata e Anëtarësimit 1
Certifikata e Anëtarësimit 2
Certifikata e Anëtarësimit 3

Partneriteti

Partneritete biznesi

Partneritet me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

Ne jemi aty gjithmonë kur bëhet fjalë për zhvillimin e tregut të Sigurimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Partneriteti me Shoqëritë e Sigurimit dhe Risigurimit

Tregu i sigurimeve vazhdon të jetë sfidues, duke mos u kufizuar më në termat dhe kushtet e sigurimit tradicional.
Strategjitë novatore të sigurimeve dhe menaxhimit të rrezikut janë prioritet i bashkëpunimit profesional të DEVON dhe Shoqërive Siguruese dhe Risiguruese. Ne sjellim një kombinim të pakrahasueshëm të ekspertizës specifike të industrisë.

Partneriteti me konsumatorin

Devon është një sipërmarrje ku individët dhe bizneset zhvillojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe konstruktive.
Ne jemi gjithmonë aty për të gjetur një zgjidhje, edhe kur të tjerët nuk munden ose nuk duan, për shkak se nuk dinë të vlerësojnë rastin e klientit ose shqetësohen nga një risk i lartë për kompaninë e tyre të sigurimit.

Ne mund të zhvillojmë politika të përshtatura për çdo klient në çdo sektor. Marrja e vendimeve për strategjinë e sipërmarrjeve në lidhje me transferimin e rrezikut shpesh mund të jetë ndryshimi midis suksesit ose dështimit.


Ekspertiza

Zgjidhje sigurimi te personalizuara

Komunitetet dhe bizneset përballen me një sërë rreziqesh të ndërlidhura me zhvillimin e shpejtë.

Ne sjellim gjerësinë e ekspertizës, bëjmë gjykime të informuara bazuar në të dhënat, përvojën dhe kuptimin e rrezikut tuaj.
Sigurimi është një proces bashkëpunues dhe DEVON ka qenë gjithmonë në ballë të inovacionit, duke përqafuar ide të reja dhe duke punuar me ju për të zhvilluar produkte dhe zgjidhje që i përgjigjen nevojave tuaja.

Ne ofrojmë zgjidhje për:

  • Sigurimet për individët dhe familjet
  • Sigurimet e sipërmarrjes dhe institucioneve
  • Sigurimet Premium

Llojet e sigurimeve:

  • Sigurimet e detyrueshme për përgjegjësitë ndaj palëve të treta
  • Sigurimet vullnetare për mbrojtjen e kapitalit

REKOMANDIME STRATEGJIKE: RREZIQET QË DUHET TË SHIHNI PËRPARA

Rreziqet nga ndryshimet klimatike

Rreziqet mjedisore janë bërë çështje kyçe për shoqëritë, qeveritë dhe korporatat. Nga ndryshimet klimatike, te pandemitë, moti dhe katastrofat natyrore, deri te rreziku gjeopolitik.

Zjarret dhe përmbytjet janë fatkeqësitë natyrore më të kushtueshme. Humbjet e lidhura me klimën nuk janë vetëm në rritje; ato po bëhen gjithashtu më të vështira për t’u parashikuar. Fatkeqësitë natyrore globale në vitin 2024 rezultuan në humbje ekonomike mbi mesataren.

Anomalitë e temperaturës të regjistruara në mbarë botën bënë që viti 2024 të konsiderohet si viti më i ngrohtë i regjistruar, duke qenë emblemë e një sërë statistikash klimatike që rishkruan normat e ndryshimit klimatik.

Në vitet e fundit, është vërejtur një ndryshim sistematik në humbjet që janë gjithnjë e më të lidhura me motin dhe të paparashikueshme.

Moti ekstrem, i shoqëruar me zjarret katastrofike dhe uraganet e përmbytjeve në Europë – si në Gjermaninë jugore, në rajonin e Valencias në Spanjë, në disa rajone të Italisë, si dhe në zonat Shkodër-Lezhë, Tiranë-Durrës apo Fier-Vlorë në Shqipëri për vitin 2024 – ilustrojnë këtë realitet.

Si rezultat, ekziston një nevojë urgjente për të mbyllur hendekun e mbrojtjes, duke e bërë sigurimin më të disponueshëm dhe të përballueshëm.

Ndërsa mund të debatojmë për shpeshtësinë e këtyre ngjarjeve, nuk ka asnjë debat për shkallën e ashpërsisë së humbjeve.

Sfidat për vitin 2025 janë: tregtia, teknologjia, moti dhe fuqia punëtore, të cilat pasqyrojnë rreziqet sistematike me të cilat përballen bizneset sot.


Dëfrim Çarçani

Ekspert i Industrisë së Sigurimeve

Me një përvojë prej 29 vitesh në industrinë e sigurimeve, Defrim Carçani ka ndërtuar një rrjet të gjerë marrëdhëniesh strategjike si në nivel lokal ashtu edhe kombëtar.

Para se t’i bashkohej Shoqërisë DEVON, Defrimi ka mbajtur një sërë rolesh kyçe në industrinë e sigurimeve. Nga viti 1996 deri në 2005, ai zhvilloi me sukses rolin e Drejtorit të Degës së Institutit të Sigurimeve (INSIG) në Berat, dhe më pas si Drejtor i Degës së Tiranës.

Në periudhën 2005–2013, Defrimi luajti një rol kyç në hartimin e politikave dhe zhvillimin e tregut të sigurimeve motorike, duke ushtruar detyrën e Drejtorit të Departamentit Motorik pranë Shoqërisë së Sigurimeve SIGAL.

Ai është diplomuar si Inxhinier Tekstili pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike në Universitetin e Tiranës.

Defrimi është gjithashtu anëtar i Komitetit për Investime & Tregti pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Foto e Dëfrim Çarçanit