Aksident me makine

Certifikata e sigurimit te mjetit automobilistik, mjetit lundrues, mjetit fluturues me targa shqiptare - TPL

Çdo mjet motorik me targa të Shqipërisë që qarkullon brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë i pajisur me certifikatën e sigurimit të detyrueshëm TPL. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik ndaj dëmeve që mund t’u shkaktohen palëve të treta për shpenzimet financiare të dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore.

Periudha e sigurimit: 1 vit

Certifikata e Sigurimit te Automjeteve me targa të huaja - Kufitar

Ky sigurim është i detyrueshëm për mjetet motorike me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik ndaj dëmeve që mund t’u shkaktohen palëve të treta për shpenzimet financiare të dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore.

Periudha e sigurimit: 15 ditë, 1 muaj, 45 ditë, 6 muaj, 1 vit

Certifikata e Sigurimit te Automjeteve shqiptare jashte vendit- Karton Jeshil

Ky sigurim është i detyrueshëm për mjetet motorike me targa të Shqipërisë që qarkullojnë jashtë Shqipërisë. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik ndaj dëmeve që mund të shkaktohen palëve të treta për shpenzimet financiare të dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore.

Periudha e sigurimit: 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj, 1 vit

SIGURIME VULLNETARE – MBROJTJE PËR PASURINË TUAJ

Familje duke udhetuar me makine

Sigurimi KASKO (i plotë)

Kjo policë sigurimi mbulon sigurimin e vetë mjetit motorik (trupit të mjetit) nga të gjitha dëmtimet materiale që mund të vijnë si rezultat i një ngjarjeje aksidentale, për rreziqet e dëmtimeve aksidentale: thyerja e xhamave, zjarri–rrufe–eksplozioni, katastrofat natyrore, vjedhja e mjetit, dëmtimet nga aktet keqdashëse, etj. Kjo policë sigurimi vlen edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sigurimi MINI-KASKO

Kjo policë sigurimi mbulon sigurimin e mjetit motorik nga dëmtimet aksidentale që mund të ndodhin nga përplasja me një mjet tjetër motorik, pavarësisht nëse je fajtor apo jo në aksident.

Sigurimi KASKO për mjete lundruese dhe fluturuese (HULL)

Kjo policë sigurimi mbulon sigurimin e vetë trupit të mjetit lundrues apo fluturues nga të gjitha dëmtimet materiale që mund të vijnë si rezultat i një ngjarjeje aksidentale, për rreziqet e dëmtimeve aksidentale: thyerja e xhamave, zjarri–rrufe–eksplozioni, katastrofat natyrore, vjedhja e mjetit, dëmtimet nga aktet keqdashëse, etj.

Sigurimi i pronës si kolateral

Sigurimi i pronës si kolateral me përfitues bankën

Në rast se keni marrë një kredi bankare kundrejt lënies së garancisë si kolateral Bankës, sigurimi i objektit të biznesit është i detyrueshëm nga Banka. Kjo policë sigurimi mbulon financiarisht Bankën për dëmet që ndodhin në objekt, për vlerën e kolateralit, pa përfshirë makineritë, pajisjet dhe inventarin ekonomik, nga rreziqet bazë: zjarr + tërmet.

Sigurimi i Përgjegjësisë Civile Publike

Sigurimi i Përgjegjësisë Civile Publike

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë tuaj ndaj dëmeve financiare dhe pasojave ligjore në rastet kur një person ngre pretendime për dëme të shkaktuara gjatë ndërveprimeve të përditshme në banesën tuaj. Polica e Përgjegjësisë Civile Publike mbulon humbjet dhe dëmet që pësojnë palët e treta gjatë gabimeve, defekteve, neglizhencave, mosveprimit profesional, mosmirëmbajtjes së veprimtarisë, etj. Me këtë policë sigurimi shmangni humbjet e mëdha financiare për dëmet që mund t’u ndodhin palëve të treta.

SIGURIMET VULLNETARE PËR PRONËN, BANESËN DHE ORENDITË SHTËPIAKE

Polica e sigurimit të pronës/banesës/orendive dhe e pajisjeve shtëpiake mbulon financiarisht të siguruarin nga rreziqet për dëmet e zjarrit, rrufësë, shpërthimit, tërmetit dhe rreziqeve shtesë. Rreziqet shtesë janë: përmbytja, stuhia, rrëshqitja e tokës, breshëri, bora, thyerja e xhamave, vjedhja, aktet keqdashëse, etj.

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

Sigurimi i shëndetit në udhëtim jashtë vendit

Në rastet kur udhëtoni jashtë vendit, duhet të pajiseni me sigurimin e shëndetit në udhëtim. Kjo policë sigurimi mbulon sëmundje ose aksidente që mund të ndodhin gjatë periudhës së udhëtimit jashtë vendit, në mënyrë rastësore dhe të paparashikueshme. Kjo policë sigurimi mbulon financiarisht shpenzimet mjekësore, deri te riatdhesimi në rastet urgjente nga jashtë vendit. Kjo policë sigurimi përdoret edhe për sigurimin e nxënësve dhe studentëve që studiojnë jashtë vendit.

Sigurimi i Jetës për Hua (Debitori)

Ky sigurim ofron mbulim në rast të humbjes së jetës së personit të siguruar për shkaqe natyrore apo aksidentale. Ky sigurim është një garanci financiare si për kredidhënësin, ashtu edhe për kredimarrësin, duke çliruar familjen e personit kredimarrës nga pagesa e kredisë së mbetur.

SIGURIMET VULLNETARE PËR SHËNDETIN, AKSIDENTET DHE JETËN

Sigurimi i Shëndetit

Sigurimi i Shëndetit

Ky produkt sigurimi është krijuar për t’ju përshtatur çdo kategorie që kërkon një kujdes shëndetësor më cilësor, në vend apo jashtë vendit. Ky produkt ofron mbulimin me sigurim të kujdesit parandalues të sëmundjeve, si dhe trajtimin mjekësor të tyre.

Sigurimi i Aksidenteve Personale

Polica e sigurimit nga aksidentet personale mbulon të gjitha dëmtimet trupore, për të cilat nevojitet ndihmë mjekësore, që vijnë si rezultat i një aksidenti që mund të pësojmë në aktivitetin tonë të përditshëm në shtëpi, punë, shkollë apo kudo që ndodhemi.

Sigurimi i Jetës me Shëndet

Ky sigurim, përveç sigurimit të jetës, mbulon edhe shpenzimet mjekësore për probleme shëndetësore të paparashikuara që mund t’i ndodhin personit të siguruar.

Sigurimi Jetë dhe Aksidente

Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për të siguruarin në rast të humbjes së jetës si pasojë e ngjarjeve aksidentale, si edhe mbrojtje për paaftësi të përhershme apo të përkohshme nga këto ngjarje.

Sigurimi i Jetës me Kursim/Përfitim

Ky sigurim është një mënyrë kursimi, i cili mbulon pagesën e një shume monetare në fund të një afati të caktuar ose në rast fatkeqësie përgjatë periudhës së sigurimit.

Sigurimi i Pensionit Vullnetar Privat

Ky sigurim me kontribut vetiak i mundëson çdo individi të sigurojë një pension shtesë krahas atij të shtetit. Përfitimi nga ky sigurim fillon 5 vjet para se të mbushësh moshën për pension, kur del në pension invaliditeti, kur sëmuresh ose aksidentohesh gjatë kohës së sigurimit, si dhe në rastet e humbjes së jetës; ky përfitim mbetet i trashëgimtarëve në formën e pensionit familjar.